Gashani: “Fajtorë që po ndihmojmë qytetarët” – përgjigje ironike ndaj opozitës
Ministri në detyrë i Sportit, Blerim Gashani, ka reaguar me tone ironike ndaj kritikave të opozitës dhe përfaqësuesve të disa organizatave joqeveritare, të cilët kanë akuzuar qeverinë për politikat e saj mbështetëse ndaj kategorive të ndryshme të shoqërisë, njofton Kosova.info.
Gashani tha se akuzat e bllokut opozitar, në veçanti të Partia Demokratike e Kosovës, janë të pabazuara, duke shtuar se disa prej OJQ-ve nuk përfaqësojnë realisht shoqërinë civile.
Ai theksoi se qeveria nuk ka asgjë për të fshehur dhe, në mënyrë ironike, “e pranon fajin” për mbështetjen që po u jep fëmijëve, studentëve, pensionistëve, lehonave dhe punonjësve të sektorit jo-publik.
“Mos u lodhni më shumë! Ne e pranojmë fajin. Ne jemi fajtorë në akuzën se po iu ndihmojmë këtyre kategorive”, u shpreh Gashani, duke e përmbyllur reagimin me shprehjen angleze “Guilty as charged”, që në shqip e përktheu me humor: “Pashë Zotin, na falni!”.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur debati politik në vend është intensifikuar, sidomos lidhur me politikat sociale dhe mbështetjen financiare për qytetarët.
