Abdixhiku me “Hajde Folim” në Ferizaj: Dialog i drejtpërdrejtë me qytetarët
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vazhduar platformën e tij “Hajde Folim” me një takim të hapur me qytetarë në Ferizaj, ku diskutimet u zhvilluan pa barriera dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Në sheshin e qytetit, Abdixhiku bashkëbisedoi me dhjetëra qytetarë të cilët shprehën interes, ngritën pyetje dhe ndanë ide për zhvillimet në vend. Ai theksoi se “Hajde Folim” mbetet një nga format më të hapura të komunikimit politik në Kosovë duke ofruar debat të sinqertë dhe kontakt të drejtpërdrejtë me publikun.
Sipas tij, kjo platformë synon të afrojë politikën me qytetarët duke i dhënë hapësirë diskutimit për problemet reale, shqetësimet dhe perspektivën për të ardhmen.
Abdixhiku shtoi se interesimi dhe angazhimi i qytetarëve në Ferizaj dëshmon për nevojën e një komunikimi më të hapur dhe më përmbajtësor në skenën politike të vendit. /Kosova.info/
