Pedro reagon pasi mbeti jashtë listës së Botërorit me Brazilin
Sulmuesi i Chelsea, Joao Pedro, ka reaguar pasi nuk u është përfshirë në listën përfundimtare të Brazilit për Botërorin 2026, duke thënë se do të vazhdojë ta mbështesë kombëtaren si tifoz.
Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, e ka publikuar listën me njëzet e gjashtë futbollistë për Kupën e Botës 2026, një vendim që ka nxitur diskutime të shumta pasi disa emra të njohur që kanë mbetur jashtë skuadrës.
Përveç Joao Pedros, në listë nuk janë përfshirë as Thiago Silva dhe Antony. Në anën tjetër, vend në ekip ka siguruar Neymar, për të cilin Ancelotti ka thënë se ka përmirësuar gjendjen fizike dhe pritet të jetë një lojtar i rëndësishëm gjatë turneut.
Lënia jashtë e Joao Pedros është konsideruar zhgënjyese, sidomos pasi sulmuesi kishte qenë pjesë e dy ndeshjeve të fundit miqësore të Brazilit para Botërorit. Në rrjetet sociale janë publikuar edhe video të reagimit emocional të familjes së tij pasi pranimit të lajmit.
Megjithatë, futbollisti ka reaguar me qetësi përmes një mesazhi publik.
“Jam përpjekur të jap më të mirën në çdo moment. Fatkeqësisht, nuk ishte e mundur ta realizoja ëndrrën për ta përfaqësuar vendin tim në një Botëror, por mbetem i qetë dhe i fokusuar. Gëzimet dhe zhgënjimet janë pjesë e futbollit. U uroj fat të gjithëve që janë në ekip dhe do të jem një tifoz më shumë duke i mbështetur për ta sjellë titullin e gjashtë në shtëpi”, ka deklaruar Joao Pedro.
Sulmuesi i Chelsea ka pasur një sezon të mirë në Premier League, ku ka realizuar pesëmbëdhjetë gola.
