Gashani pret krerët e Lojërave Mesdhetare 2030 për të koordinuar projektin madhor

Në vazhdën e përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, Ministri i Sportit dhe i Rinisë, Blerim Gashani, ka pritur në takim presidentin e këtyre lojërave, njëherësh Presidentin e Komitetit Olimpik të Maltës, Julian Pace Bonello, si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të ICMG-së, Iakovos Filippousis.

Takimi u zhvillua në kuadër të koordinimeve dhe përgatitjeve intensive për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, ku u diskutua për progresin e deritanishëm, projektet infrastrukturore dhe rëndësinë që kjo ngjarje ka për Kosovën në aspektin sportiv dhe promovues ndërkombëtar.

Ministri Gashani theksoi së mbetet i përkushtuar maksimalisht si dhe institucioni që udhëheq, për realizimin me sukses të këtij projekti madhor, duke siguruar se trashëgimia e Lojërave Mesdhetare 2030 do të ketë ndikim afatgjatë në zhvillimin e sportit, rinisë dhe infrastrukturës sportive në tërë Kosovën. /Kosova.info/


Go to TOP