​Dëmtimi i monumentit të UÇK-së në Kaçanik, OVL-UÇK: Sulm ndaj vlerave të lirisë, për të cilat u derdh gjak

Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së dënon ashpër dëmtimin e monumentit të UÇK-së në Kaçanik, duke e konsideruar këtë akt si sulm ndaj historisë sonë çlirimtare, sakrificës së dëshmorëve dhe vlerave të lirisë për të cilat u derdh gjak.

“Monumentet e UÇK-së janë kujtesë e përhershme e rezistencës dhe e rrugës së popullit tonë drejt lirisë, prandaj çdo cenim i tyre është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Kërkojmë nga organet e rendit dhe drejtësisë që autorët e këtij akti të zbulohen dhe të përballen me ligjin sa më parë”, thuhet në reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së.

Go to TOP