Hoffenheim në Europa League, Asllani e mbyll sezonin me 10 gola

Hoffenheim e ka mbyllur sezonin në Bundesliga me disfatë të thellë në udhëtim ndaj Borussia Monchengladbach duke u mposhtur me rezultat 4-0 në ndeshjen e xhiros së fundit.

Sfida u komplikua edhe më shumë për skuadrën mysafire, pasi që nga fillimi i pjesës së dytë mbeti me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me karton të kuq të Tim Limperle.

Për vendasit realizuan Hugo Belin, Haris Tabakovic, Ko Itakura dhe Robin Hack duke i siguruar Gladbachut një fitore të thellë në fund të kampionatit.

Pavarësisht humbjes, Hoffenheim e mbyll sezonin në vendin e pestë me 61 pikë, tre më pak se VfB Stuttgart, duke siguruar pjesëmarrjen në Europa League për edicionin e ardhshëm.

Në aspektin individual, ylli kosovar Fisnik Asllani e përfundoi sezonin me 10 gola dhe 7 asistime duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm ofensivë të ekipit.

Ndërkohë, bashkëkombësit e tij Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu kanë rinovuar së fundmi kontratat me klubin duke siguruar vazhdimësinë në projektin e Hoffenheimit.


Go to TOP