Rama paralajmëron hapësirë të veçantë për trashëgiminë kulturore dhe koleksionet historike në Kryeqytet
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se trashëgimia kulturore, identiteti dhe historia meritojnë më shumë hapësirë dhe promovim në Kryeqytet.
Ai ka pritur në takim Kaltrina Igrishta dhe Lekë Shala, me të cilët ka diskutuar për mundësinë e krijimit të një hapësire të dedikuar për koleksionin e tyre të rrallë, që përfshin mbi 1,500 litografi, artefakte historike, kostume tradicionale dhe materiale arkivore që dokumentojnë identitetin dhe kujtesën ndër breza.
Sipas Ramës, në takim është shqyrtuar edhe mundësia që Prishtina të përfshihet në iniciativa dhe ngjarje ndërkombëtare kulturore, përfshirë potencialin që në të ardhmen të jetë nikoqire e Bienales së Tekstilit.
“Trashëgimia nuk ruhet vetëm duke e arkivuar, por duke i dhënë jetë, hapësirë dhe vëmendje për ta ndarë me qytetarët dhe me botën”, ka deklaruar Rama. /Kosova.info/
