Argjentina shpall listën paraprake për Botërorin: Dybala mbetet jashtë

Trajneri i kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni, ka publikuar listën paraprake prej 55 futbollistësh për Botërorin 2026, duke konfirmuar grupin që do të tentojë mbrojtjen e titullit kampion bote.

Edhe në moshën 38-vjeçare, kapiteni Lionel Messi mbetet pika referuese e skuadrës, i shoqëruar nga emra të mëdhenj si Lautaro Martínez, Julián Álvarez, Rodrigo De Paul dhe Emiliano Martínez.

Megjithatë, befasia më e madhe e kësaj liste është mungesa e yllit të Romës, Paulo Dybala, i cili nuk është përfshirë në planet e Scalonit për këtë turne.

Përveç veteranëve si Otamendi e Acuña, lista përfshin edhe talente të rinj si Alejandro Garnacho i Chelsea-t dhe Franco Mastantuono i Real Madridit.

Kjo listë do të pësojë shkurtime në ditët në vijim, derisa të arrihet në përbërjen finale që do të udhëtojë drejt Amerikës Veriore.


Go to TOP