Konfirmohet lajmi i Kosova.info: Agim Veliu rikthehet në garë për deputet nga LDK-ja

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, janë votuar njëzëri kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit.

Kryetari i Degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, ka bërë të ditur se me qëllim të unifikimit të strukturave dhe mbështetësve të partisë, ka propozuar që ndër kandidatët për deputet nga Llapi të jetë edhe Agim Veliu.

Në këtë garë nga Dega e LDK-së në Podujevë do të jenë edhe Arjeta Salihu Abazi, Alisa Jetullahu, Zaim Thaçi dhe vetë Ekrem Hyseni.

“Është momenti i të gjithë atyre që duan e që besojnë të kontribuojnë në këtë rrugëtim. Le të bashkohemi të gjithë, sepse LDK-ja është e të gjithëve”, ka deklaruar Hyseni. /Kosova.info/


Go to TOP