Haxhiu dekreton disa ligje, njëri nga ta anëtarësimi në Bordin e Paqes

Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar për dekretimin e disa ligjeve.

Ajo ka thënë se disa prej tyre lidhen drejtpërdrejt me jetën e përditshme, me banimin social dhe të përballueshëm, kujdesin shëndetësor, shtetësinë, shërbimet e pagesave, resurset ujore dhe maturën shtetërore.

“Po ashtu, kam dekretuar ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes, ligjin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, si dhe ligjet që lidhen me marrëveshjet financiare me Bashkimin Evropian dhe Agjencinë Franceze për Zhvillim”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. /Kosova.info/


Go to TOP