Shqiponja i bashkohet Samadrexhës në finale
Shqiponja e Gjakovës është finalistja e dytë e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Në gjysmëfinalen e dytë, të enjten në Banjë, Shqiponja e mposhti Istogun me rezultat 28:24.
Shqiponja e kishte fituar edhe ndeshjen e parë në Gjakovë.
Kështu Kosova do të ketë kampion të ri te hendbollistet. Istogu është kampion i edicionit të kaluar.
Pas pjesës së parë rezultati ishte 14:13 në të mirë të Shqiponjës, që rriti dallimin në katër gola në fund të pjesës së dytë.
Alma Nivokazi udhëhoqi Shqiponjën me tetë gola.
Joneide Olikaka i shënoi 15 gola për Istogun. /Kosova.info/
