I ‘paprekshmi’ i Atletico Madridit
Atletico Madrid raportohet se e konsideron sulmuesin Julian Alvarez si “të paprekshëm”, pavarësisht interesimit të madh nga disa prej klubeve më të mëdha të Evropës.
Sipas mediave spanjolle, për 26-vjeçarin kanë shfaqur interesim Paris Saint-Germain, Barcelona dhe Arsenal, por drejtuesit e Atleticos nuk po e konsiderojnë largimin e tij në këtë fazë.
Trajneri Diego Simeone ka komentuar zërat e afatit kalimtar, duke theksuar se interesimi për lojtarë të këtij niveli është i pritshëm.
“Është diçka normale. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ka interesim nga Arsenal, PSG, Barcelona dhe klube të tjera, por për ne nuk është diçka shqetësuese,” ka deklaruar Simeone.
Sipas “Mundo Deportivo”, Atletico është i bindur se do ta mbajë sulmuesin edhe për sezonin e ardhshëm, duke e cilësuar atë pjesë kyçe të projektit të skuadrës.
Po ashtu, pritet që largimi i mundshëm i Antoine Griezmann të lirojë hapësirë financiare, duke i mundësuar klubit t’i ofrojë kushte më të mira kontraktuale Alvarez-it për ta bindur të qëndrojë në Madrid.
