Ndërroi jetë gazetari i njohur sportiv Sami Ademi
Ka ndërruar jetë gazetari i njohur sportiv në Maqedoninë e Veriut, Sami Ademi, një prej figurave më të respektuara të kësaj fushe dhe ndër pionierët e gazetarisë sportive në vend.
Ademi njihej gjerësisht për zërin e tij karakteristik dhe prezencën e gjatë në mediat sportive, përmes të cilave ka informuar dhe edukuar breza të tërë shikuesish pranë ekraneve televizive. Kontributi i tij në zhvillimin e gazetarisë sportive mbetet i rëndësishëm, duke lënë një trashëgimi të çmuar profesionale.
Ndarja e tij nga jeta ka shkaktuar reagime të shumta dhe pikëllim në mesin e kolegëve, sportdashësve dhe opinionit publik, duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm në median sportive.
