Sonte gjysmëfinalja vendimtare, Bashkimi apo Bora në finale?

Sonte zhvillohet sfida vendimtare mes Bashkimit dhe Borës për një vend në finale të “Play-off”-it.

Seria gjysmëfinale është 2:2 dhe kush triumfon sonte do t’i bashkohet Trepçës në finale.

Portokallezinjtë kërkojnë të rikthehen në finale dhe të fitojnë titullin e kampionit, kurse Bora vazhdon të ndjekë ëndrrën, pasi kjo është hera e parë që ndodhen në “Play-off”, kurse kanë synime të qarta për këtë edicion historik të tyre.

Katër ndeshjet gjysmëfinale kanë dhuruar spektakël dhe dramë deri në fund, duke e bërë edhe më interesante sfidën e sotëm.

Ndeshja e parë përfundoi 73:70 për Portokallezinjtë, kurse prishtinasit u kundërpërgjigjën në ndeshjen e dytë 76:75. Në Prizren sërish fituan vendasit 88:73, ndërsa ndeshja e fundit i takoi prishtinasve 104:99.

Përballja e sotëm nis në orën 19:30.


Go to TOP