​Një shtëpi përfshihet nga zjarri në kryeqytet, lëndohet një person

Sonte, një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, i cili bën të ditur se policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Pllana theksoi se deri më tani një person ka pranuar trajtim mjekësor.

Ai nuk ka dhënë më shumë detaje deri më tani.


Go to TOP