Licencohen dhjetë klube për garat evropiane, dy nga Superliga mbesin jashtë

Dhjetë klube kosovare janë licencuar për pjesëmarrje në garat evropiane të UEFA-s për sezonin e ardhshëm, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.

Sipas këtij vendimi, tetë prej klubeve të licencuara vijnë nga Superliga e Kosovës në konkurrencën e meshkujve, ndërsa dy të tjera nga futbolli i femrave.

“Dhjetë klube janë licencuar nga Federata e Futbollit e Kosovës për pjesëmarrje në garat evropiane të sezonit të ardhshëm. Nga këto, tetë klube janë nga Superliga e Kosovës në konkurrencën e meshkujve, ndërsa dy të tjera përfaqësojnë futbollin e femrave. Në total, 12 klube kishin aplikuar për licencim pranë FFK-së, por vetëm dhjetë prej tyre janë licencuar, ndërsa dy nuk kanë arritur të sigurojnë këtë të drejtë. Klubet e licencuara për garat evropiane janë: FC Drita, FC Ballkani, FC Malisheva, FC Prishtina, SC Gjilani, FC Dukagjini, FC Llapi dhe FC Ferizaj. Në konkurrencën e femrave, licencën e kanë siguruar KFF Mitrovica dhe KFV Prishtina”, ka njoftuar FFK. “Ndërkohë, klubet që nuk janë licencuar janë FC Drenica dhe FC Prishtina e Re”.  /Kosova.info/


Go to TOP