Mendy pëson tjetër lëndim të rëndë, mungon për disa muaj te Real Madrid

Mbrojtësi i Real Madrid, Ferland Mendy, ka pësuar një tjetër lëndim serioz dhe pritet të mungojë për disa muaj.

Futbollisti francez është detyruar të largohet nga loja pas vetëm katërmbëdhjetë minutash në fitoren 2-0 ndaj Espanyol. Kjo ndeshje e ka shtyrë festën e titullit për Barcelonën në LaLiga.

Sipas njoftimit zyrtar të klubit madrilen, Mendy ka pësuar lëndim musulor në këmbën e djathtë dhe pritet t’i nënshtrohet operacionit në orët në vijim.

Ky është dëmtimi i gjashtëmbëdhjetë për njëzet e tetë vjeçarin që nga transferimi i tij nga Lyon në vitin 2019, duke vazhduar një periudhë shumë të vështirë për të në aspektin fizik.

Mendy nuk ka luajtur për Francën që nga qershori i vitit 2024 dhe nuk konsiderohej si një opsion i mundshëm për trajnerin Didier Deschamps për Kupën e Botës.


Go to TOP