Rama: Memorandum me Rrjetin e Grave për forcimin e mbrojtjes ndaj viktimave të dhunës gjinore

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit me Rrjeti i Grave të Kosovës, me qëllim rritjen e sigurisë dhe mbrojtjes për viktimat e dhunës me bazë gjinore.

Sipas Ramës, ky bashkëpunim synon forcimin e mekanizmave lokalë për mbrojtje, mbështetje dhe koordinim institucional duke theksuar nevojën për veprime të përbashkëta dhe konkrete në adresimin e kësaj çështjeje.

Ai ka bërë të ditur se përmes këtij memorandumi, institucionet lokale dhe organizatat do të punojnë më ngushtë për të ofruar ndihmë më efektive për viktimat, si dhe për të parandaluar rastet e dhunës gjinore.

Rama shtoi se kryeqyteti do të vazhdojë me hapa të qartë drejt krijimit të një ambienti më të sigurt, më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë qytetarët. /Kosova.info/


Go to TOP