PSG ndalet në shtëpi, Lorient merr barazim në fund

Paris Saint-Germain ka lëshuar pikë në garën për titull në Ligue 1, pasi ka barazuar 2:2 në shtëpi ndaj Lorient.

PSG, që kishte bërë disa ndryshime në formacion para ndeshjes së kthimit në gjysmëfinale të Champions League ndaj Bayern Munich, ka kaluar në epërsi që në minutën e gjashtë.

Pas një krosimi të Desiré Doue, portieri Yvon Mvogo e ka devijuar topin drejt Ibrahim Mbaye dhe topi ka përfunduar në rrjetë për 1:0.

Lorient ka reaguar shpejt dhe e ka barazuar në minutën e dymbëdhjetë. Panos Katseris ka asistuar për Pablo Pagis, i cili ka realizuar për 1:1.

Në pjesën e dytë, PSG e ka shtuar presionin dhe e ka rikthyer epërsinë falë Warren Zaïre-Emery, që ka shënuar për 2:1 me goditje nga jashtë zonës.

Megjithatë, mysafirët nuk janë dorëzuar. Një gabim në mbrojtjen vendase është shfrytëzuar nga zëvendësuesi Aiyegun Tosin, i cili ka shënuar për 2:2 dhe ka siguruar një pikë të vlefshme për Lorient.

Në fund, Tosin ka qenë pranë golit të fitores, por portieri Renato Marin e ka shpëtuar PSG-në.

Pas këtij barazimi, PSG mban përkohësisht shtatë pikë epërsi ndaj Lens, rivalit më të afërt në tabelë. Lorient mbetet në pozitën e nëntë.


Go to TOP