Lushaku: Pyetja e LDK-së mbetet a i keni 66 vota për propozimin tonë?
Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, pas seancës së jashtëzakonshme për diskutim për presidentin tha se pyetja mbetet e njëjtë: a i keni 66 vota për propozimin tonë.
“Dy orë diskutime në një seancë që i ngjante më shumë një platforme partiake sesa një procesi institucional. Asnjë trajtim, asnjë fjalë, asnjë qëndrim për propozimin tonë: çështjen e vetme thelbësore, pra zgjidhjen konkrete për President.
Pyetja mbetet e njëjtë, e drejtpërdrejtë dhe e domosdoshme:
A i keni 66 vota për propozimin tonë?
Pa një përgjigje të qartë për këtë pyetje, çdo diskutim tjetër mbetet i paplotë dhe i pamjaftueshëm për zgjidhjen e situatës institucionale. Mbetet veçse një shoë propagandistik”, shkroi Lushaku. /Kosova.info/
