KV Ferizaj fiton aktin e parë të finales ndaj Lubotenit

Në një atmosferë fantastike në palestën “Bill Klinton”, KV Ferizaj ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të serisë finale të “Playoff-it” kundër rivalit lokal, KV Luboteni.

Bardhekaltërit arritën të triumfojnë me rezultatin 3-1 me sete, duke bërë një hap gjigant drejt titullit kampion të Raiffeisen Superligës A në konkurrencën e meshkujve.

Ndeshja u karakterizua nga rivalitet i fortë dhe momente spektakolare, por KV Ferizaj u tregua më i saktë në pikat vendimtare për të siguruar epërsinë 1-0 në serinë e finaleve.

Me këtë fitore, Ferizaj tashmë ka avantazhin psikologjik për ndeshjen e radhës, ndërsa Luboteni do të kërkojë këndelljen për të mbajtur gjallë shpresat për trofeun e çmuar.


Go to TOP