Samadrexha i bashkohet Istogut në finale të Kupës

Samadrexha është finalistja e dytë e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Në gjysmëfinalen interesante, të shtunën në “Bill Clinton”, Samadrexha e mposhti Ferizajn me rezultat 32:29.

Në pjesën e parë lojtaret e Samadrexhës krijuan epërsi deri në pesë gola.

Pjesa e dytë ishte më interesante, me Ferizajn që vazhdimisht e kërkoi barazimin.

Por ferizajaset ia dolën të afrohen vetëm deri në dy gola (23:21).

Samadrexha u shkëput sërish për fund të qetë e të sigurt të ndeshjes.

Tina Hetemi udhëhoqi Samadrexhën me tetë gola. Shtatë i realizoi Vitoria Oliveira.

Te Ferizaj, Sevdanur Ozkan e Lorena Matarova i shënuan nga shtatë gola.

Të dielën prej orës 17:15, Samadrexha në finale takohet me Istogun. /Kosova.info/


Go to TOP