Fisnik Asllani i shënon supergol Hamburgut

Sulmuesi kosovar i Hoffenheim Fisnik Asllani vazhdon me performancën e shkëlqyer në Bundesligën gjermane.

Ylli i Kombëtares së Kosovës, ka shënuar një tjetër gol në elitën e futbollit gjerman.

Asllani ka shënuar gol në duelin Hamburg-Hoffeheim, ndeshje që po luhet në kuadër të Bundesligës gjermane.

Skuadra mysafire kaloi në avantazh falë golit të realizuar nga sulmuesi kosovar Fisnik Asllani, i cili në minutën e 19-të finalizoi me mjeshtëri një aksion të ndërtuar mirë, duke shënuar me volej pas asistimit të Vladimir Coufal.

Ky ishte goli i dhjetë i kosovarit këtë sezon të garave në Gjermani. Ai ka bërë edhe gjashtë asistime, duke qenë një nga lojtarët më të dalluar tek skuadra e Hoffenheim.

Go to TOP