Sot nis ‘Final 4’

Pasditen e sotëm nis turneu ‘Final 4’ në hendboll.

Garat e Kupës së Kosovës, tashmë kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe më të ‘nxehtë’.

Palestra e sporteve ‘Bill Clinton’ këtë fundjavë do të jetë arenë e “Final4” të kësaj garë joshëse në vendin tonë.

Sot dhe nesër do të luhen gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në të dy konkurrencat.

Sot do të luhen ndeshjet gjysmëfinale. Prej orës 14:00 takohen Istogu e Shqiponja, në gjysmëfinalen e parë të hendbollisteve.

Gjysmëfinalja tjetër në konkurrencë të femrave, mes Samadrexhës e Ferizajt, zhvillohet nga ora 18:00, sfidë që do të transmetohet në RTK4.

Ndërkohë gjysmëfinalja e parë e hendbollistëve, mes Besa Famgas e Prishtinës, zhvillohet nga ora 16:00. Vëmendja më e madhe pritet të jetë në gjysmëfinalen e dytë të hendbollistëve, mes Rahovecit dhe Kastriotit, ndeshje kjo që fillon në ora 20:00 dhe që mund ta ndiqni në RTK4.

Ndërkaq, finalet zhvillohen të dielën. Prej orës 17:15 do të luhet finalja e hendbollisteve, ndërsa prej orës 20:15 ajo e hendbollistëve. Duelet finale do të transmetohen drejtpërdrejt në RTK1.


Go to TOP