Alush Gashi kontribuon në librin ndërkombëtar “Building Durable Peace” me kapitull për Kosovën

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Alush Gashi ka njoftuar se në Shtetet e Bashkuara është botuar libri “Building Durable Peace”, i redaktuar nga Paul Williams dhe Ryan Westlake.

Gashi ka bërë të ditur se ka kontribuar në këtë botim me kapitullin “Kosova: Harku i Pavarësisë”, ku trajton rrugëtimin e vendit drejt lirisë dhe shtetësisë.

Ai është shprehur mirënjohës për mundësinë për të reflektuar mbi historinë dhe përpjekjet e Kosovës duke falënderuar redaktorët për besimin, si dhe bashkëpunëtorët për mbështetjen në realizimin e këtij kapitulli.

Sipas Gashit, përfshirja në një publikim të tillë ndërkombëtar përbën një kontribut të rëndësishëm në prezantimin e përvojës së Kosovës në ndërtimin e paqes së qëndrueshme. /Kosova.info/

Go to TOP