Sulmi në Banjskë, dy të akuzuarit me burgim të përjetshëm, njëri 30 vjet
Dënim maksimal Gjykata Themelore të Prishtinë sot ka shpallur aktgjykim dënues me burgim të përjetshëm ndaj Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq, të cilët u shpallën fajtorë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, që ndodhi më 24 shtator 2023. Ndësa me 30 vjet burgim u dënua Dushan Maksimoviq. Si pasojë e këtij sulmi mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku ndërsa u plagosën tre të tjerë.
Dy të akuzuarit, Spasojeviq dhe Toliq nuk janë prezent në gjykatore, ndërsa Dushan Maksimoviq ishte prezent në momentin kur u shpall vendimi ndaj tyre.
Kryetari i trupit gjykues, Ngadhnjim Arrni shaplli dënimin për tre të akuzuarit.
Kujtojmë që në fjalën përfundimtare në këtë proces gjyqësor, prokurori i rastit, Naim Abazi kërkoi burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit. Burgim të përjetshëm për Spasojeviq, Toliq dhe Maksimoviq kërkuan edhe mbrojtja e zyrtarëve policorë që u lënduar gjatë sulmit terrorist, si dhe avokati i familjes së rreshterit, Afrim Bunjaku i cili mbeti i vrarë më 24 shtator 2023.
Në fillimit të gjykimit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq i kanë mohuar akuzat me të cilat i ngarkon Prokuroria Speciale.
Në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023 Policia e Kosovës u ballafaqua me sulm terrorist.
Nga ai sulm terrorist mbeti i vrarë rreshteri 50-vjeçar nga Vushtrria, Afrim Bunjaku, ndërkaq u plagos zyrtari policor Alban Rashiti e u lënduan Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu e Sedat Dushi.
Gati një vit pas sulmit, Prokuroria Speciale më 11 shtator pati ngritur aktakuzë, ku në mesin e të akuzuarve kryesor është Milan Radoiçiq, si udhëheqës i grupit, cili ka marr përgjegjësinë për këtë sulm terrorist.Sipas aktakuzës të akuzuarit kanë kryer veprën penale “kryerja e veprës terroriste” dhe veprën penale “veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”. Disa nga ata akuzohen edhe për financim të grupit, e shpërlarje të parasë.
Javën e kaluar është arrestuar Stefan Raduloviq, i dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Për Radoiçiqin dhe 40 të akuzuarit e tjerë të këtij rasti, që ndodhen në arrati, Prokuroria Speciale kishin kërkuar gjykim në mungesë, por Gjykata Themelore e hodhi poshtë kërkesën e tyre si të “pabazuar”.Serbia ende nuk ka dorëzuar kriminelët e Banjskës, përkundër kërkesave të vazhdueshme të autoriteteve vendore dhe të disa aleatëve ndërkombëtarë.
