Fabregas kandidat kryesor për Chelsean, Petit e këshillon të refuzojë
Chelsea dy ditë më parë vendosi ndau rrugët me trajnerin Liam Rosenior, pas humbjes së rëndë 3-0 ndaj Brighton & Hove Albion, duke i dhënë fund një periudhe të shkurtër prej vetëm 107 ditësh në krye të ekipit.
Sipas medieve të huaja, një nga kandidatët kryesorë për ta marrë drejtimin e “Bluve” është Cesc Fabregas. Spanjolli 38-vjeçar ka bërë përshtypje si trajner i Como 1907, duke e shndërruar skuadrën në një pretendent serioz për zonën e Ligës së Kampionëve.
Përveç Fabregasit, në listën e kandidatëve për bankinën e Chelseat përmenden edhe emra si Andoni Iraola, Xabi Alonso dhe Julian Nagelsmann.
Megjithatë, ish-mesfushori i Chelseat dhe Arsenal, Emmanuel Petit, e ka këshilluar publikisht Fabregasin që të mos e pranojë këtë ofertë.
“Cesc Fabregas te Chelsea? Jo, jo, jo. Nëse duhet të zgjedhësh mes Chelsea-s dhe Barcelonës, patjetër që zgjedh Barcelonën. Chelsea është rrëmujë, është një kaos,” deklaroi Petit.
Ai shtoi se situata në klubin londinez është e vështirë si për trajnerët, ashtu edhe për lojtarët.
“Është një makth për trajnerët dhe, në njëfarë mënyre, edhe për lojtarët. Do të gjesh më shumë qetësi te Barcelona, edhe pse presioni është i madh.”
