City në sulm për të gjetur pasuesin e Guardiolës, kontaktohet Maresca
Fundi i këtij sezoni duket së do të jetë edhe fundi i aventurës së Pep Guardiolës në krye të Manchester City-t.
‘Qytetarët’ raportohet se kanë nisur zyrtarisht përgatitjet për një epokë të re, mes spekulimeve në rritje për largimin e Pep Guardiola në fund të sezonit.
Sipas “The Guardian”, kampioni anglez tashmë ka hyrë në fazën fillestare të identifikimit të pasardhësit të teknikut spanjoll.
Një nga emrat kryesorë në listë është Enzo Maresca, i cili më parë ka qenë pjesë e stafit të Guardiolës te Manchester City. Burimet bëjnë të ditur se klubi ka zhvilluar “bisedime pozitive” me trajnerin italian, duke rritur gjasat për një rikthim të tij në “Etihad”.
Për 46 vjeçari thuhet se një arsyet për largim nga Chelsea ka qenë dëshira e tij për të marrë drejtimin e Manchester Cityt në të ardhmen.
Spekulimet për largimin e Guardiolës janë intensifikuar së fundmi, ndërsa drejtuesit e klubit duket se po lëvizin me kohë për të siguruar pasardhësin e spanjollit të krye të bankinës së Man City-t.
