Besa Famgas e fiton ndeshjen e mbetur me Trepçën

Të mërkurën është zhvilluar ndeshja e parë prej tri sa kanë mbetur në stinorin e rregullt të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Në “Minatori”, Besa Famgas fitoi ndaj Trepçës me rezultat 40:23.

Ilis Istrefaj ishte më efikasi te Besa Famgas me 12 gola. Shtatë i realizoi Mohamed Yassin.

Amar Mujka i realizoi pesë gola për mitrovicasit, derisa nga katër i kishin Sali Maxhera e Butrint Miftari.

Besa Famgas është e treta, ndërsa Trepça e gjashta.

Ka mbetur të luhen edhe ndeshjet Besa Famgas – Prishtina dhe Trepça – Prishtina. /Kosova.info/


Go to TOP