KB Bashkimi fiton ndeshjen e parë kundër Borës në gjysmëfinale
Bashkimi ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në ndeshjen e parë gjysmëfinale të play-off-it duke mposhtur Borën me rezultat të ngushtë 73-70 në një atmosferë të nxehtë në Prizren.
Ndeshja ishte dramatike deri në sekondat e fundit, ku përvoja e vendasve bëri diferencën kundrejt lojës luftarake të mysafirëve. Lojtari më meritor për këtë triumf të prizrenasve ishte padyshim Shanon Shorter, i cili shkëlqeu me 28 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime duke u treguar vendimtar në momentet kur skuadra kishte më së shumti nevojë për pikë.
Me këtë fitore, Bashkimi hedh një hap të sigurt drejt finales duke marrë avantazhin në serinë gjysmëfinale.
Sfida e ardhshme zhvillohet të shtunën në Prishtinë.
