Bayern Munich është kampion i Gjermanisë pas fitores ndaj Stuttgart

Bayern Munich ka siguruar titullin kampion në Bundesliga, pas fitores 4:2 ndaj Stuttgart.

Mysafirët kanë kaluar të parët në epërsi me golin e Chris Fuhrich në minutën e njëzet e një, duke befasuar vendasit. Por përgjigjja e Bayern ka qenë e menjëhershme.

Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany ka shënuar tri gola brenda gjashtë minutave: fillimisht Raphael Guerreiro, më pas Nicolas Jackson dhe në fund Alphonso Davies, duke përmbysur plotësisht rezultatin para pushimit.

Në pjesën e dytë, Harry Kane e ka shtuar edhe një gol tjetër për bavarezët, duke vulosur fitoren dhe titullin. Stuttgart ka arritur ta shënojë vetëm edhe një gol. 

Ky është titulli i tridhjetë e katërt në histori për Bayern Munich.


Go to TOP