Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, ka një numër nënkalimesh dhe mbikalimesh për këmbësorë, por jo të gjitha shfrytëzohen nga qytetarët, ndërsa një pjesë e tyre duket se as nuk mirëmbahen. /REL/
Njerëzit kalojnë rrugën në zebra pranë një mbikalimi tashmë të pashfrytëzuar në një nga lagjet më të frekuentuara të kryeqytetit, lagjja e “Spitalit”. Ky mbikalim – i cili do t’u shërbente qytetarëve për ta kaluar rrugën matanë të cilës ndodhen Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) dhe shkolla e mesme e mjekësisë “Ali Sokoli” në lagjen e “Spitalit” – tani shihet immbuluar nga mbeturinat.Tërësisht i braktisur dhe i pamirëmbajtur. Mbikalimi në këtë pjesë të kryeqytetit nuk shfrytëzohet pasi mu pranë tij janë vendosur semaforë dhe zebra në rrugë.Një çift shihet duke e bartur pezull në dorë karrocën e fëmijës së tyre shkallëve të nënkalimit që ndodhet nën rrugën kryesore të lagjes “Dardania”, një ndër lagjet në qendër të kryeqytetit.Nënkalimi në lagjen “Dardania” është tejet i përdorshëm, pasi në njërën anë ka edhe shkallë lëvizëse, por ai nuk është plotësisht funksional, pasi i mungon një kalim për karroca.Mbeturina të hedhura gjithandej përreth hyrjes në nënkalimin në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë, në lagjen “Tophane” të kryeqytetit.Brenda nënkalimit në lagjen “Tophane” në Prishtinë.
Nënkalimi duket i papastër dhe pothuajse i pashfrytëzueshëm nga askush.Njerëz duke kaluar nëpër mbikalimin e porsandëruar në lagjen “Arbëria”.
Ky mbikalim i gjatë e lidh lagjen “Arbëria” me qendrën e kryeqytetit.Mbikalimi i ri është ndërtuar mbi rrugën e trenit dhe ka filluar të shfrytëzohet menjëherë nga qytetarët për të kaluar më shpejt dhe më sigurt në këmbë drejt qendrës së Prishtinës.Dy gra e kalojnë rrugën e mbushur me vetura në një vend pa shenja për këmbësorë në lagjen “Arbëria”, jo shumë larg prej mbikalimit të ri në këtë lagje.Siç shihet në këtë fotografi, rrethojat mbrojtëse prej hekuri të rrugës janë hequr dhe është vendosur një shkallë për kalimin e këmbësorëve, me gjithë rreziqet e mundshme.Pamje pranë hyrjes së një tjetër nënkalimi të pamirëmbajtur e pothuajse të pashfrytëzueshëm, këtë herë në lagjen “Emshir” në jugperëndim të kryeqytetit.Dy burra duke ecur në nënkalimin e lagjes “Emshir”, mes mbeturinash e papastërtisë.Një mbikalim në Çagllavicë në periferi të kryeqytetit, i ndërtuar mbi magjistralen Prishtinë-Ferizaj, shfrytëzohet pak.I papastruar dhe me mbeturina, kështu është gjendja brenda mbikalimit në Çagllavicë.Veturat shihen përmes vrimës nga xhami i thyer i mbikalimit në Çagllavicë, i cili ka mbetur i pashfrytëzuar.Njerëzit e kalojnë rrugën mes veturash pranë një mbikalimi të pashfrytëzuar në Fushë-Kosovë.Mbikalimi prej hekuri në Fushë-Kosovë shihet në gjendje të keqe nga mosmirëmbajtja, pothuajse plotësisht i ndryshkur dhe pa mburojë.Kjo fotografi tregon sesi hekruat e mbikalimit janë zhveshur plotësisht nga mburoja e tij, duke e bërë atë të rrëzikshëm për qytetarët, edhe pse këmbësorët nuk duket se e përdorin atë fare.