Kastrioti e mbyll stinorin e rregullt në vendin e parë, Rahoveci fiton ndeshjen e fortë në Podujevë
Me fitoren e pritur ndaj Vushtrrisë, Kastrioti e ka përfunduar stinorin e rregullt të Superligës së Kosovës në hendboll në pozitën e parë.
Kastrioti mblodhi 50 pikë në 28 xhiro. I shënoi 25 fitore, ndërsa i kishte tri disfata.
Të shtunën, në kuadër të xhiros së 28-të, përkatësisht të fundit, skuadra ferizajase fitoi me rezultat bindës, 50:27. Vushtrria ka përfunduar në vendin e fundit, pa pikë.
Në Podujevë, Llapi e Rahoveci luajtën ndeshje shumë të fortë. Mysafirët fituan me një gol dallim, 36:35. Në pjesën e parë llapjanët ishin shumicën e kohës në epërsi, që shpesh shkoi në tri gola.
Në pjesën e dytë Llapi u shkëput deri në katër gola, në disa raste, por rahovecasit u kthyen në fund. Dhe fare në fund shënuan golin e fitores.
Rahoveci përfundon i dyti me 49 pikë.
Llapi i ka 22 pikë në vendin e katërt.
Ndeshja mes Vëllaznimit dhe Besa Famgasit u shty për të dielën për shkak të telasheve teknike në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë. /Kosova.info/
