Vdekja e nxënësit në sallën e edukatës fizike, shkolla del me reagim

Shkolla e mesme “Kuvendi i Arbërit” ka reaguar pas ndarjes nga jeta të njërit prej nxënësve të saj.

Drejtoria e shkollës, mësimdhënësit dhe nxënësit kanë shprehur pikëllimin e madh për humbjen e të riut, duke e cilësuar atë si një djalë plot jetë, ëndrra dhe shpresë.

“Kjo humbje e rëndë na ka prekur thellë të gjithëve, pasi u shua në moshë të re një djalë plot jetë, ëndrra dhe shpresë. Ai do të kujtohet gjithmonë për karakterin e tij gazmor dhe sjelljen e tij të ngrohtë e miqësore me të gjithë në shkollë”, thuhet në reagim.

Nga shkolla kanë shkruar se në këto momente të vështira ndajnë dhimbjen me familjen e të ndjerit.

“U prehtë në paqe shpirti i tij i bardhë!”, përfundon reagimi i gjimnazit.

Nga policia e Kosovës,kanë dhënë detaje shtesë lidhur me rastin. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka njoftuar se, sipas mjekut, viktima kishte arritur pa shenja jete.

Ai dyshohet se kishte pësuar arrest kardiak.

“Me datë 17.04.2026, rreth orës 15:15, është pranuar një informatë se në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit”, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, një nxënës mashkull (15 vjeç), në rrethana ende të panjohura, është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike”, tha ai.

Veseli ka bërë të ditur se trupi i të njejtit është dërguar në IML.

“Sipas mjekut kujdestar, viktima në Qendrën Emergjente në Ferizaj ka arritur pa shenja jete. Për këtë, ai ka lëshuar raport me shkrim, në të cilin konstatohet se viktima kishte pësuar arrest kardiak dhe është rekomanduar që trupi të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për kryerjen e autopsies”, ka deklaruar ai.


Go to TOP