Kërcënimet ndaj kryeprokurorit në Prizren, reagon ashpër Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka dënuar ashpër kërcënimet e drejtuara ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, të cilat sipas njoftimit vijnë nga një person i dyshuar për disa vepra penale.
Në reagimin zyrtar thuhet se këto veprime përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe si të tilla do të trajtohen me seriozitet maksimal nga institucionet kompetente. Zyra e Kryeprokurorit thekson se personi përgjegjës do të sillet para drejtësisë dhe do të përballet me pasojat ligjore.
Tutje, në reagim theksohet se çdo përpjekje për të frikësuar apo penguar prokurorët në ushtrimin e detyrës së tyre është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet duke nënvizuar përkushtimin për forcimin e sundimit të ligjit në vend. /Kosova.info/
