Kosova përballet me Bosnjë – Hercegovinën në ragbi

Kombëtarja e Kosova në ragbi do të përballet me Bosnjë Hercegovinën. Ndeshja zhvillohet në kuadër të garës Konferencës së Evropës në Ragbi 2025/26.

Kjo ndeshje i takon Grupit E dhe do të zhvillohet të shtunën, më 18 prill, me fillim nga ora 14:00.

Takimi do të luhet në stadiumin “Demush Mavraj”, ndërsa ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK 1.

Gjatë ditës trajnerii Kosovës, Mark Barrett, ka publikuar edhe listën e lojtarëve të Kosovës me të cilët do të paraqitet në këtë ndeshje. 


Go to TOP