Aston Villa drejt kualifikimit, shënon dy gola të shpejtë
Skuadra angleze Aston Villa ka kaluar në epërsi ndaj Bologna në ndeshjen e kthimit në kuadër të Europa League.
Goli i parë ka ardhur pas një aksioni, kur Morgan Rogers ka asistuar për Ollie Watkins, i cili e ka pasur të lehtë të shënojë në portën e zbrazët për rezultatin 1-0.
Në minutën e njëzet e pestë, Aston Villa ka pasur mundësi të artë për të shtuar epërsinë, por Rogers ka dështuar nga penalltia, pasi portieri Federico Ravaglia e ka pritur.
Vetëm një minutë më vonë, në minutën e njëzet e gjashtë, ka ardhur edhe goli i dytë për vendasit. Emiliano Buendaa ka realizuar për 2-0, duke e afruar edhe më shumë Aston Villa drejt kualifikimit.
Në ndeshjen e parë në Itali, Aston Villa kishte fituar me rezultat 3-1.
