Hoxha pret në takim drejtorin e Burgjeve të Holandës, pranohet donacion
Drejtori i Përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me përfaqësues të menaxhmentit të lartë të PK-së, pritën në takim drejtorin gjeneral të burgjeve, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë të Holandës Erik de Borst me bashkëpunëtorë.
Gjatë këtij takimi u nënshkrua pranim-dorëzimi i një donacioni prej dy automjetesh – kombi nga Ministria e Drejtësisë Holandeze për Policinë Kufitare, donacion ky i dhuruar nëpërmes ndërlidhësit të ambasadës holandeze me seli në Tiranë.
Hoxha, në emër të PK-së, shprehu mirënjohjen e thellë për ofrimin mbështetjes dhe përkrahjen e partnerëve për Policinë e Kosovës, çka pasqyron frymën e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira ndërinstitucionale. /Kosova.info/
