Real Madrid sërish në epërsi

Real Madrid e ka rikthyer epërsinë në Munich. Pas një goditje dënimi, sërish protagonist ka qenë Arda Guler, i cili ka realizuar një supergol duke dërguar topin në këndin e sipërm të djathtë të portës për rezultatin 1-2.

Ndeshja e dytë çerekfinale e Champions League mes Bayern Munich dhe Real Madrid po zhvillohet në “Allianz Arena” dhe për momentin rezultati i përgjithshëm është 3:3.

Fillimisht, në minutën e parë, Real Madrid ka kaluar në epërsi pas një gabimi të portierit të Bayern. Pas një pasimi të pasaktë, topi ka shkuar te Arda Guler, i cili ka shënuar me një goditje të saktë nga distanca për 0-1.

Por përgjigjja e Bayern ka qenë e menjëhershme. Në minutën e shtatë, pas një këndore të ekzekutuar nga Joshua Kimmich, mbrojtësi Aleksandar Pavlovic ka kërcyer më së larti dhe me kokë e ka dërguar topin në rrjetë për 1-1.

Bayern Munich 1-(2) Real Madrid – Arda Güler Freekick 29′
by u/977x in soccer

Go to TOP