Formacionet zyrtare Bayern Munich – Real Madrid
Në Allianz Arena zhvillohet ndeshja e kthimit çerekfinale në UEFA Champions League mes Bayern Munich dhe Real Madrid, ku spanjollët kërkojnë përmbysjen pas humbjes 2:1 në ndeshjen e parë.
Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka publikuar formacionin zyrtar, me disa ndryshime të rëndësishme në krahasim me ndeshjen e parë.
Në mbrojtje, Ferland Mendy starton në krahun e majtë pas rikthimit nga lëndimi, ndërsa Antonio Rudiger kthehet në qendër të mbrojtjes përkrah Eder Militao. Në krahun e djathtë, Trent Alexander-Arnold merr vendin e Dani Carvajal.
Në mesfushë, Federico Valverde aktivizohet në rol qendror në mungesë të Aurelien Tchouameni, dhe do të jetë së bashku me Jude Bellingham dhe Arda Guler. Kjo nënkupton që në stol mbeten Eduardo Camavinga dhe Thiago Pitarch.
Në sulm, Brahim Díaz shpërblehet me një vend në formacion, duke formuar treshen ofensive me Vinícius Jr. dhe Kylian Mbappé.
Nga ana tjetër, Bayern Munich vjen pa ndryshime nga ndeshja e parë. Trajneri Vincent Kompany ka vendosur të mbajë të njëjtin formacion, me Harry Kane në sulm dhe Michael Olise, Serge Gnabry dhe Luis Diaz në mbështetje.
Formacionet zyrtare:
Bayern Munich: Neuer – Stanisic, Upamecano, Tah, Laimer – Kimmich, Pavlović – Olise, Gnabry, L. Diaz – Kane.
Real Madrid: Lunin – Alexander-Arnold, Rüdiger, Militao, Mendy – Valverde, Bellingham, Diaz – Güler, Vinícius Jr., Mbappe.
