Ekzekutohen pensionet për mbi 286 mijë përfitues në Kosovë

Ministria për Punë, për Familje dhe për Vlera të Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot është bërë alokimi i pensioneve për pensionistët e moshës dhe kontribuues në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit zyrtar, numri i përfituesve të pensioneve bazike dhe kontribuese arrin në 272,023 persona.

Po ashtu, ministria ka bërë të ditur se janë alokuar edhe pensionet për skemat e invalidëve të luftës dhe viktimave civile, që përfshijnë gjithsej 14,279 përfitues.

“Të gjithë përfituesit e pensioneve, që nga pasdita e sotme mund t’i tërheqin në bankomatet më të afërme apo përmes familjarëve të autorizuar”, thuhet në njoftim.

Go to TOP