Osmani në TED Talk në Vancouver: Kosova, shembull se si e vërteta dhe demokracia frymëzojnë botën
Ish presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se është ftuar si një nga folëset kryesore në TED Talk, që po mbahet në Vancouver.
Ajo e ka cilësuar këtë pjesëmarrje si një privilegj të veçantë duke theksuar rëndësinë e kësaj platforme globale ku idetë shndërrohen në nxitje për veprim.
Në fjalimin e saj, Osmani pritet të flasë për historinë e Kosovës duke theksuar se mbrojtja e përditshme e së vërtetës, demokracisë dhe humanizmit është çelësi që edhe vendet e vogla të arrijnë të frymëzojnë ndryshime të mëdha dhe pozitive në botë.
Sipas saj, përvoja e Kosovës mbetet një dëshmi se përkushtimi ndaj vlerave universale mund të tejkalojë kufijtë dhe të shërbejë si shembull frymëzues në arenën ndërkombëtare. /Kosova.info/
