Bllokohet për kamionë rruga Pejë–Rozhajë për tri ditë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se rruga Pejë–Rozhajë, në segmentin në vendin Dacaj në territorin e Malit të Zi, do të bllokohet për qarkullimin e kamionëve.

Sipas njoftimit, bllokimi hyn në fuqi më 14 prill 2026 nga ora 10:00 dhe do të zgjasë deri më 17 prill 2026 në ora 10:00.

Ndërkohë, autoritetet bëjnë të ditur se automjetet e vogla do të mund të qarkullojnë pa pengesa në këtë rrugë gjatë gjithë periudhës së bllokimit. /Kosova.info/

Go to TOP