Përparim Rama vlerëson qytetarin Shemsi Bekteshi për kontributin vullnetar në pastrimin e ambientit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mirënjohje publike për Shemsi Bekteshi, i cili në mënyrë vullnetare ka kontribuar në mbajtjen e ambientit të pastër duke mbledhur mbeturinat.
Rama theksoi se veprime të tilla përfaqësojnë një shembull të rrallë të përgjegjësisë qytetare dhe janë frymëzim për të gjithë komunitetin.
Ai e falënderoi Bekteshin për përkushtimin dhe kujdesin ndaj hapësirave publike duke nënvizuar rëndësinë e angazhimit të qytetarëve në ruajtjen e mjedisit. /Kosova.info/
