Artan Demolli caktohet u.d. i Sekretarit të Përgjithshëm të MINTI-t

Ministria e Industrisë, e Ndërmarrësisë, e Tregtisë dhe e Inovacionit (MINTI) e ka caktuar Artan Demollin ushtrues detyre në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të MINTI-t.

Vendimi është nënshkruar nga ministrja Kusari-Lila dhe hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

Sipas këtij vendimi, Demolli do të ushtrojë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë që i takojnë Sekretarit të Përgjithshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohen vendimet e mëhershme lidhur me ushtrimin e kësaj detyre, pozitë e cila deri më tani është ushtruar nga Agim Xhuraj”, thuhet në njoftim.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit  thekson se mbetet e përkushtuar për vazhdimin e funksionimit institucional dhe përmbushjen e obligimeve në kuadër të mandatit të saj. /Kosova.info/

Go to TOP