Caisedo `hap derën` për Real Madrid

Moises Caicedo nuk e ka përjashtuar mundësinë që një ditë të luajë në “Santiago Bernabeu”.

Situata te Chelsea po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar, pasi disa nga lojtarët më të shtrenjtë të skuadrës po japin sinjale se mund të largohen nga “Stamford Bridge”.

Pas deklaratave të fundit të Enzo Fernández, i cili la të kuptohej se e sheh të ardhmen në Spanjë, një tjetër mesfushor i rëndësishëm i londinezëve ka folur për mundësinë e transferimit te Real Madrid.

“Kam kontratë me Chelsean. Sinqerisht nuk kam menduar për një klub tjetër apo për t’u larguar nga Londra, por në futboll nuk i dihet kurrë”, është shprehur mesfushori ekuadorian.


Go to TOP