Xhiroja e 24-t, derbi në Pejë

Besa Famgas – Rahoveci është ndeshja kryesore e xhiros së 24-t të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Kjo ndeshje zhvillohet të enjten nga ora 20:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Kampioni në fuqi, Rahoveci, është i dyti në tabelë me 40 pikë. Besa Famgas renditet e treta me 34 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur.

Të dy skuadrat pretendojnë fitore për të dëshmuar synimet e mëdha që i kanë.

Tri ndeshjet tjera janë të mërkurën.

Nga ora 19:00 janë takimet Vëllaznimi – Kastrioti dhe Prishtina – Vushtrria, derisa në ora 20:00 fillon ndeshja mes Llapit dhe Trepçës.

Kastrioti është lider i klasifikimit me 42 pikë. /Kosova.info/


Go to TOP