Kosovë-Turqi, zbulohen formacionet zyrtare

Kombëtarja e Kosovës sonte zbret në fushë për një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj, duke u përballur me Turqinë në një duel që pritet të vendosë shumë për të ardhmen e “Dardanëve”.

Atmosfera në stadium pritet të jetë elektrizuese, me tifozët që kanë mbushur tribunat për të përkrahur ekipin drejt një suksesi të madh. Kjo ndeshje konsiderohet si një mundësi e artë për Kosovën që të bëjë hapin vendimtar drejt kualifikimit në një kompeticion madhor.

Formacionet zyrtare:

Kosovë (4-4-2): Muriq, Hajrizi, Dellova, Hajdari , Gallapeni, Vojvoda, Muslia, Rexhbeqaj, Hoxha, Muriqi, Asllani

Turqia: Cakir, Akturkoglu K, Bardakci A, Calhanoglu, Celik, Guler, Kabak, Kadioglu, Kokcu, Yildiz, Yuksek

Tashmë gjithçka është gati dhe vëmendja kalon te fusha e blertë, aty ku do të shkruhet një kapitull i ri në historinë e futbollit kosovar.

Ndeshja historike mes Kosovës kundër Turqisë, zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:45.

Go to TOP