Shpërthen Agim Hoti: ‘Nuk mjafton kërkimfalja, duhet drejtësi për këtë krim!’

Drejtori i Gazeta Papirus, Agim Hoti ka reaguar ashpër në Facebook lidhur me ekspozitën që ka ngjallur reagime të mëdha në vend, duke e cilësuar veprimin si të rëndë dhe të papranueshëm.

Në reagimin e tij, Hoti ka akuzuar drejtpërdrejt Shkëlzen Gashin dhe organizatorët e ekspozitës, duke thënë se kanë prekur ndjenjat e familjarëve të viktimave dhe kanë cenuar kujtimin e të rënëve.

Ai ka bërë thirrje që organet e drejtësisë të veprojnë pa vonesë, duke kërkuar llogaridhënie për atë që e quan “krim”.

“Këtu nuk mjafton një kërkimfalje, Shkëlzen Gashi. Ajo që keni bërë është e rëndë dhe e papranueshme. Së bashku me të gjithë anëtarët e kësaj ekspozite, keni marrë para nga mundi dhe sakrifica e qytetarëve.

Keni trazuar edhe kujtimin e atyre që nuk janë më, duke mos i lënë të qetë as në varr heronjtë tanë. Keni prekur rëndë ndjenjat e familjarëve të viktimave, keni trazuar gjakun e derdhur për liri dhe plagët e luftëtarëve.

Prandaj, është e domosdoshme që prokuroria të veprojë sa më parë. Ju dhe e gjithë klika juaj duhet të jepni llogari për këtë krim”, ka shkruar Hoti.

Go to TOP