Tjetër fitore e Prishtinës në Superligë
Prishtina e ka fituar ndeshjen e parë të xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Të shtunën në Pallatin e Rinisë, Prishtina fitoi ndaj Besës së Pejës me rezultat 42:30.
Celina Tolno Sia me 9 gola dhe Nikelina Franca me gjashtë ishin më efikaset te Prishtina. Pesë i realizoi Arlinda Maloku.
Te Besa nëntë gola i shënoi Edona Radoniqi, shtatë Samanda Konjuhaj dhe gjashtë Klea Kelmendi.
Prishtina është e pesta me 14 pikë. Besa mbetet në vendin e tetë me dy pikë.
Tri ndeshjet e tjera janë të dielën. /Kosova.info/
